Rikthehen reshjet dhe dëbora në vend, temperaturat mbeten të qendrueshme, moti sot

155
Sigal

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formë shtrëngatash.

Në larësinë mbi 300 metra në verilindje dhe dhe në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim  me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme dhe intensive deri në 20-25m/sek.

Deti i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C ndërsa mesdita deri në 18°C.