Gazetari Çim Peka lexon mesazhin LIVE: Alqi Bllako është arratisur që mbrëmë nga Shqipëria

201
Sigal

Deputeti i PS, Alqi Bllako, pritet të arrestohet nga policia pasi dyshohet si i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve, ndërsa ka dyshime se ai është lënë të arratiset.

Gazetarët janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të pritur shoqërimin e deputetit të PS, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Gazetari Çim Peka, lexoi një mesazh LIVE në emision ku i thuhej se deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është arratisur mbrëmjen e kaluar nga Shqipëria.

Më thotë një burim, mos prisni kot për gazetarët më thonë te Drejtoria e Policisë për arrestimin e Bllakos, se ai ka ikur që mbrëmë. Burimi më thotë që ai është lënë që mbrëmë të largohet nga Shqipëria.”-tha Peka.