Riatdhesimi i të burgosurve nga Britania/ Hasani: Kërkesa të ulëta për t’u kthyer në Shqipëri. Arsyet, familja dhe rreziku nga rivalët

16
Sigal

Në një intervistë për mediat britanike Ministri i Drejtësisë Alek Chalk për të nisur riatdhesimin e të burgosurve drejt Shqipërisë. Duke folur mbi këtë çështje në edicionin e lajmeve në MCN TV avokati shqiptar në Britaninë e Madhe Naim Hasani tha se numri i shqiptarëve që kanë kërkuar deri më tani të kthehen për ta vuajtur dënimin në atdhe është i ulët. Sipas Hasanit jepen arsye si lidhjet familjare, koha e kaluar në Britani, si dhe pretendimet se nëse kthehen në Shqipëri jeta e tyre do të rrezikohet nga rivalët.

Qeveria britanike po bën çështë e mundur që të reduktojë numrin e të burgosurve që janë në burgjet e mbipopulluara në gjithë Britaninë. Qeveria britanike po bën përpjekje me shtete të ndryshme për riatdhesimin e të burgosurve që mbahen në burgje me paratë e takspaguesve britanike. Marrëveshja me Shqipërinë i shërben kësaj kornize, që qeveria britanike po përpiqet t’u paraqesë qytetarëve, se po vepron me dorë të hekur ndaj emigrantëve të huaj.  Parashikohet dërgimi në Shqipëri i të dënuarve me vepra të rënda, me të paktën 4 vite. Shteti britanik merr përsipër trajnimin e personelit të burgjeve, pajisjet logjistike dhe rehabilitimin e të burgosurve. Numri i kërkesave të shqiptarëve është i ulët. Krimet janë të ndryshme, ka krime për vjedhje me dhunë, shumica janë trafik droge, por nga ata që kanë kryer vrasje dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm, dhe siç ka thënë ministri i Drejtësisë këta janë të dënuar të rrezikshëm. 200 persona janë identifikuar për t’u kthyer në Shqipëri. Ligjet britanike për ata që kanë kryer rënda kriminale mbi 4 vite, apo vrasje me burgim të përjetshëm, ligjet janë shumë të ashpra në Britani. Arsyet kryesore që ata përdorin janë koha e gjatë që kanë qëndruar në Britani, familja, dhe lidhjet familjare. Një tjetër arsye është se pretendojnë se jeta e tyre është në rrezik nëse kthehen, apo se mund të vriten nga elementë rivalë. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, apo kërkojnë të qëndrojnë për çështje familjare. Por ata që janë dënuar për vepra të rënda, është shumë e vështirë për të qëndruar, pasi interesi i Britanisë është që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre, vetëm nëse janë shtetas britanik. Britania do marrë garanci nga Shqipëria që s’do përdorin korrupsionin për të ulur dënimin dhe për të dalë jashtë. Veçori e kësaj marrëveshje është që nëse një person e jep pëlqimin për t’u bërë pjesë e marrëveshjes, atëherë ky është kthim vullnetar dhe nuk mund të thuhet se ka një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut”

Hasani bëri me dije se ka një rënie drastike të emigrantëve të paligjshëm që vijnë me gomone në Britaninë e Madhe.