Shtohet një tjetër festë zyrtare/ Ministri i Jashtëm: 22 Nëntori, Dita e Alfabetit

33
Sigal

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka zyrtarizuar deklaratën e pak kohëve më parë të kryeministrit Edi Rama, se Shqipërisë do t’i shtohet dhe një tjetër festë zyrtare.

Bëhet fjalë për 22 Nëntorin, që do të jetë Dita e Alfabetit. Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në prononcimin për gazetarët pas mbledhjes së sotme. Pra, edhe administratës i shtohet dhe një ditë pushimi më shumë në vit.

“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 Nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushim. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës”,