Reshjet e shiut nuk përfundojnë, SHMU: Në alpe do ketë dhe dëborë, temperaturat arrijnë deri 16 gradë

429
Sigal

Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim.

Sipas SHMU do të ketë sërish reshje shiu dhe gjatë ditës së mërkurë, por temperaturat do të vijojnë të jenë normale dhe nuk do pësojnë ulje.

“Në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët.

Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore”, shkruan ndër të tjera SHMU.

NJOFTIMI I PLOTË

Menduat se përfundoi situata me reshje në vend? Dita e mërkurë parashikohet sërish me vranësira deri të dendura. Në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 4ºC deri në 10ºC zonat e ulëta 7ºC deri në 16ºC dhe zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC.