‘Miliona euro pa bereqet për 36 monitoruesit e reformës në drejtësi, 1 mijë euro në ditë secili’

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar dokumente me emrat e 36 monitoruesve të reformës në drejtësi, të cilët janë paguar me 1 mijë euro në ditë secili.Në postimin e tij në “Facebook”, gazetari Çollaku thekson se dhjetëra milionë euro ka qenë shpërblesa për 36 ndërkombëtarë vëzhgues, asistues e monitorues, pranë, anash, poshtë e lart reformës në drejtësi, që puna e tyre ka qenë sipas tij “pa bereqet”.

Statusi i Basir Çollakut

NOA

1000 euro dita

Kaq ka qenë shpërblesa për 36 ndërkombëtarë vëzhgues asistues e monitorues pranë anash poshtë e lart reformës në drejtësi. Dhjetëra milionë euro pa ndonjë filtër profesional të ndonjë cilësie të kërkuar. Puna e tyre më shumë opinione pa bereqet, e pyetje me regji se sa mbikëqyrjen e duhur. Fakti se procesi u bë me sms duke mbyllur sytë para dosjeve dhe të dhënave me telashe kriminale është tregues se ku kanë shkuar paratë..

Trajtime ekstra ishin banesat e shërbime të shtuara ku nuk mungonin ato eromocionale..

ImageImage