Kalojnë afatet hetimore, Vangjush Dako lë qelinë, kalon në arrest shtëpie

21
Sigal

Prokuroria e posaçme SPAK ka tejkaluar afatet hetimore, duke i rikthyer lirinë ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

GJKKO nën drejtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi e kaloi në “arrest shtëpie Dakon.

Ish-kryebashkiaku ndodhej në e burg që prej muajit qershor të vitit që lamë pas, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Kujtojmë se Vangjush Dako është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019.