Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas, si dhe rrethinat e tij në Fier.
Familja të tëra, për më shumë se dy orë, kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që temperaturat janë të ulëta.
Grupi i punës së OSHEE-së ndodhet në terren për riparimin e difekteve, që janë të pashmangshme sa herë ka mot me reshje të dendura.





















