Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar se për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, Durrësi mund të përballet me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar se për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrësit mund të përballet me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, mungesë e pjesshme e furnizimit do të ketë në lagjet 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa situata pritet të jetë më problematike në lagjen 15.
SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin.



















