Durrës, 44-vjeçari bie nga kati i tretë i pallatit, me urgjencë drejt spitalit

334
Sigal

Një shtetas 44-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Sipas të dhënave të para të policisë, shtetasi I.L, banor i lagjes nr.12 në qytetin bregdetar është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit dhe ka përfunduar përtokë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.