Edi me telefon përballë Edit pa qeveri!

287
Sigal

Nga Petrit Vasili/

Edi me telefon në dorë bën sikur zgjidh ndonje hall, merr ndonjë urim hallexhinjsh, të cilëve jua tall keqas iluzionet për zgjidhje dhe më së fundi nënqesh me kënaqësi e thotë: jua hodha, jua prisha mendjen, jam i zoti për propagandë, jam ujk i mashtrimit, jam mjeshtër për të hedhur hi syve, jam jam jam……!

Eshtë, është, është gjithshka është.

Por kryeminister nuk është.

Me telefon Edi jua thotë vetë të gjithëve, që s’ka qeveri, s’ka zyra qe funksionojnë, ska strukturë shteti serioz.

Ka, ka, ka vetëm një zero shtet, që i ngjan plehut siper të cilit kakaris me telefon në dorë Edi vetë.

Edi po tregohet rob zoti me shqiptarët dhe nuk po i genjen fare.

Po jua thotë copë që s’ka qeveri dhe maksimumi, që mund të kapin është nja 30 sekonda muhabet me Edin.

Ndizni qiri që të mos jetë Edi me ndonjë sekëlldi, ndonjë kollë, marrje fryme apo diarre e të vjella se edhe këtë gallatën me telefon e humbet dhe s’e kapni dot më as këte.

Ndaj askush të mos qahet per mungesë sinqeriteti nga Edi.

Ai e bëri të veten.

Jua tha copë: që sa të jem unë harrojeni shtetin, bëjini dua estradës me telefon, mbani njëri – tjetrin dhe bejini derman kokës.