20 nxënës të shkollës së mesme në Postribë helmohen , ja ç’dyshojnë prindërit

630
Sigal

Rreth 20 nxënës të shkollës së mesme në Postribë të Shkodrës, të moshës 15 vjeç, duket se janë helmuar nga ushqimi dhe uji që kanë konsumuar dje. Një pjesë e tyre janë paraqitur pranë spitalit të Shkodrës për mjekim pasi kishin të vjella dhe marrje mendsh ose siç u tha nga mjekët, “intostikacion alimentar”.

Pas marrjes së mjekimit, ata kanë shkuar ën shtëpitë e tyre dhe në spital kanë mbetur vetëm katër.

Prindërit dyshojnë se ata mund kenë pësuar helmim nga uji apo ushqimi i fast food-it që mund të kenë blerë pranë shkollës.

 

AKU ka nisur hetimet në dyqanet pranë për të gjetur shkakun e helmimit.