Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë, evakuohen dhjetë familje

236
Sigal

Prurjet e shumta të lumit Vjosa kanë bërë që në qytetin e Vlorës të evakuohen dhjetë familje.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit duke i lënë tokat të ‘pushtuara’ nga uji.

NOA

Me ndryshimin e drejtimit të erës nga Jugperëndimi në Veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m.

Nga llogaritjet paraprake të niveleve në tri pikat e matjeve të nivelit në Përmet, Memaliaj dhe Mifol pritet që niveli deri në orën 14:00 të shkoj deri në 6.00 m.