Dy drejtues mjetesh janë proceduar në Elbasan, pasi janë përfshirë në një aksident, ku mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe katër pasagjerë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
“Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin B. Zh.“, thuhet në njoftimin e policisë.




















