Sekuestrohen 10 mijë lodra të rrezikshme, ja nga çfarë duhet të kenë kujdes prindërit

Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut, mësohet se ka sekuestruar mbi 10 mijë lodra për fëmijë, të cilët mësohet se kanë qenë të rrezikshme për shëndetin.

Lodrat e sekuestruara janë të llojit ‘slime’, një material tipik plasteline që përdoret edhe si antistres.

Sigal

Sipas Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregjeve ky produkt ka dalë problematik dhe nuk përmban logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.

Gjithashtu inspektoriati bën thirrje për të gjithë prindërit që të kenë kujdes me lodrat që blejnë për fëmijët e tyre dhe të shikojnë mirë vulat që përmbajnë ato.