Reshjet e shiut përmbytin banesat në Durrës, evakuohen dhjetë familje

224
Sigal

Reshjet e shiut kanë bërë që dhjetë familje të evakuohen në Durrës.

Kjo pasi lumi Erzen është futur ne shtratin e tij, por pasoja që la pas janë të mëdha.

Shtëpitë e ndërtuara në dy anët e rrugës janë përmbytur.

Uji është futur në katet e para të disa banesave duke i përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra të tjera janë izoluar pasi oborret kanë prezencë uji.

Në të njëjtën gjendje ndodhen edhe dhjetëra shtëpi të tjera në njësinë Administrative të Sukthit si dhe në Katund të Ri.

Shtabi i emergjencave po punon për normalizimin e situatës në terren.