Reshjet e dëborës sjellin probleme në rrugë dhe mungesë energjie në Elbasan dhe Librazhd

695
Reshjet e dendura të borës që kanë ranë gjatë natës, duke mbuluar fshatrat malore të Librazhdit Gramshit dhe Elbasanit kanë sjellë probleme në disa segmente rrugore. Trashësia e borës shkon nga 5 deri në 10 cm.
Disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momenti, ndonëse reshjet janë ndërprerë. Situatë më problematike raportohet në aksin Lunik- Steblevë në Bashkinë Librazhd, pasi në Zgosht ka pasur rrëshqitje të tokës.
Ndërkohë që aksi kombëtar Prrenjas- Qafë Thanë është i kalueshëm. Gjatë natës, trashesia e dëborës arriti 5cm, ndërsa raportohet se është hedhur kripe dhe skorje për të evituar rrezikun nga ngricat, shkruan gsh.
Gjithashtu, nga përkeqësimi i motit shoqëruar me stuhi u krijuan probleme në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të rrethit të Librazhdit.
Më problematike, situata u paraqit në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit. Fshatrat Vehçan, Çerçan, Xhyrë, Buzgarë dhe Kokrevë mbeten pa energji prej mëngjesit të së mërkurës. Energjia sipas banorëve është rikthyer vetëm 30 minuta në mesditën e djeshme. Mungesa e investimeve në rrjetin shpërndarës në këtë zonë sipas banorëve të kësaj zone shoqërohet me stakimin e energjisë në çdo kohë kur përkeqësohet moti.
Sigal