Sot do të mbahet manifestim në mbështetje të Ukrainës, ja akset rrugore në të cilat do të kufizohet qarkullimi

189
Sigal

Këtë të premte, komuniteti ukrainas ka thirrur në Tiranë mbajtjen e një manifestimi të madh në orën 12:00 në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, njofton se ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

1-Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

· Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

·Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

· Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

2-Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:

· Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

3-Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

· Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”, (vetëm për sensin antiorar).

· Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Willson” dhe tek “UFO”.

Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.