Reshjet e dëborës, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

25
Sigal

Përkeqësimi i kushteve të motit ka rikthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme. Kërkohet që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.