ALUIZNI, publikon 2200 emrat që marrin lejen e legalizimit

508
Sigal

Drejtori Ardian Kollozi: Përmirësimet e bëra do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej për përfundimin e legalizimit brenda viti 2013

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, publikoi ditën e djeshme listën e re me emrat që marrin lejen e legalizimit. ALUIZNI, publikoi listën e re me 2200 vetëdeklarues objektesh informale, të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor për pajisjen me Leje Legalizimi. Në njoftimin e bërë publik për mediat drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale Ardian Kollozi, është shprehur se: “Falënderojmë gjithë palët e përfshira në proces, e veçanërisht gjithë vetëdeklaruesit për entuziazmin dhe vlerësimin e deritanishëm dhe i ftojmë të vazhdojmë të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin, duke shlyer detyrimet e nevojshme financiare për përmbylljen e procedurave të legalizimit të objekteve informale”. Ai ka shtuar se, përkushtimi dhe përmirësimet e bëra deri tani, do vazhdojnë të thellohen edhe më tej me qëllim realizimin e synimit të përbashkët, përfundimin e procesit të legalizimit brenda viti 2013. Gjejmë rastin të falënderojmë edhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

listën e plotë do ta gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf