Reshje shiu të herë pas hershme, moti për çdo qytet

879
Sigal

Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit.

Reshjet e shiut do të jenë të izoluara dhe të shoqëruara me breshër.

Parashikohet mjegull dhe mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë dhe gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    14/18 Re shi

Kukës    13/14 Re shi

Lezhë    14/18 Re shi

Dibër    10/14 Re shi

Durrës    15/18 Re shi

Tiranë    14/21 Re shi

Elbasan    13/21 Re shi

Berat    10/21 Re shi

Vlorë    13/20 Re shi

Korçë    10/16 Re shi

Gjirokastër    8/19 Re shi

Sarandë    14/18 Re shi.