Vrasja e Pjerin Xhuvanit, pezullohen gjashtë policë, dy në arrest shtëpie (Emrat)

58
Sigal

Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Drejtoria Rajonale e  Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan dhe Korçë, në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan kanë ekzekutuar tetë masa sigurie për punonjës policie, të cilët kanë qenë në ngjarjen e vrasjes së Xhuvanit në kohën e fushatës.

Njoftimi i plotë

Elbasan – Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

– A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

– D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
– B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.