Reshje shiu dhe bore në vend, ARRSH: Shoferët të përdorin zinxhirë në këtë rrugë

226
Sigal

Edhe pse gjatë natës që lajmë pas reshjet kanë vijuar në të gjithë territorin, dhe në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal, sot qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Njoftimi i ARRSH:

Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll.

Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë
Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.