Grabiti filialin e dhënies së kredive, indentifikohet autori i dyshuar

234
Sigal

Një 21-vjeçar me inicialet K. Ç., është identifikuar dhe shpallur në kërkim si autori i dyshuar i filialit të një institucioni për dhënie kredie në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Brrylit’. Autori I dyshuar kërcënoi me armë punonjëset e filialit duke u marrë edhe një shumë parash.

Sipas policisë ky shtetas dyshohet edhe si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.