Nishani Dekoron drejtuesit e Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Kostandinian të Shën Gjergjit

497
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani  akordoi dje Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në një ceremoni të posaçme për drejtuesit e Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Kostandinian të Shën Gjergjit, Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Karl të Burbonëve i Dy Siçilive, Dukën e Kastros, Kardinalin Renato Raffaele Martino, Ambasadorin Guiseppe Balboni Acqua, z. Anthony Bailey, ndërkohë akordoi dekoratën “Nënë Tereza” për Princeshën Kamila të Burbonëve të Dy Siçilive, Dukeshë e Kastros, Lartësinë e Saj të Paqtë, Princeshën Marie-Tereza fon Hohenberg. Titulli “Për Merita të Veçanta Civile” iu akorduan Baronit të Slejnit Z. Cyril Vvoods dhe z. Nadhmi Auchi.

Presidenti Nishani, në fjalën e rastit, duke dhënë vlerësimin e tij, ndër të tjera tha: “Si pasardhës të prijësve të Urdhrit Kostandinian të Shën Gjergjit, që në bazë të legjendës u themelua nga ky Perandor për të ruajtur simbolin e besimit, ju mishëroni një traditë historikë ndaj së cilës populli ynë, që aq shumë e do dhe e vlerëson historinë, mbetet tejet i ndjeshëm. Vetëkuptohet kjo ndjeshmëri, sidomos po të kujtojmë lidhjet e vjetra që e lidhin Shtëpinë Mbretërore të Dy Siçilive me Shqipërinë dhe shqiptarët. Midis shqiptarëve dhe Familjes suaj ka një histori të vjetër miqësie, e cila pak njihet, por që kombi shqiptar nuk e harron. Ju falënderoj Lartësi, Hirësi, që me këtë vizitë, nderuat këtë kujtim dhe këtë moment të vyer të tolerancës, miqësisë dhe vlerësimit reciprok midis popujve tanë!