Klarisa Rexhvelaj: Mësimi online, kapriço e qeverisë

438
Sigal

Duke ditur që arsimimi është metoda e vetme e përparimit dhe reformimit social, dikush qëllimisht dëshiron të na mbys në injorancë. Nëse kudo në botë arsimi shikohet jo si përgatitje për jetën, por vetë jeta, në vendin tonë konsiderohet vrima e fundit e kavallit. Qeveria kujdeset personalisht që të na mbajë sa më larg godinës së fakultetit duke na mbyllur dyert nga Covidi, por të paktën na lë hapur kafet të ngushëllohemi. Propozimi për pezullimin e proçesit mësimor në universitete pak ditë nga nisja e tij e deri më sot në gjykimin tim është tallje e hapur me studentin. Ky vendim nuk mund të merret si një kapriço e momentit, por duhet të ketë nga mbrapa një plan të qartë zbatimi. Studenti sot në kryeqytet ka shumë detyrime : 1. Paguan qira në apartamente apo konvikte. 2. Paguan faturat e ardhura afrofe me dhe pa prezencën e tij në banesë. 3. Paguan tarifën e studimeve edhe pse mësimi bëhet online. 4. Mangësi të theksuara në njohuritë dhe praktikat e viti akademik që përfunduam dhe këti aktual. 5. Përballemi me krizën e thellë ekonomike që izolimi disa mujorë na shkaktoi. 6. Përballemi me papunësi pasi bizneset vazhdojnë të jenë të mbyllura ose të dëmtuara nga karantina. 7. Nuk është e mundur që gjithmonë të kesh aksesin e duhur të internetit për të hyrë në mësim pasi ofertat kushtojnë e për nje muaj nuk del një ofertë internet. Pa dashur të komentoj dritat që fiken e ndizen më keq se në vitet 90. Askush nuk e ka luksin të rri kot dhe të presi në qiell të hapur çfarë do bëhet pas 1 apo 2 muajsh. Prej kohësh dukej sikur jeta po i rikthehej normalitetit ama me sa duket paskemi qenë si ato delet me litarë në fyt, të cilave ua liron pak që të ndihen “të lira” e pastaj ua shtrengon përseri që të mos mësohen shumë. Më duket se këta pushtetarët nuk e kanë marrë akoma mësimin se çdo të thotë të prekësh studentët, kanë nevojë për një dozë kujtese. Kush është IN ? Mos harroni diçka me rëndesi : “Vetëm të edukuarit janë njerëz të lirë”. E ka thënë Epikteti, filozof i antikitetit grek këtë, se për mua e di që s’ma merr për bazë njeri.