Aksident në Fushë Krujë, Benz-i përplaset me kamionçinën, plagosen dy shoferët

381
Sigal

Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamionçinë afër Urës së Gjolës në Fushë-Krujë.

Automjeti me targa “AB405BH” drejtohej nga Fatjona Hafuzi, kurse kamionçina me targë “K097A” nga Gëzim Baçi.

Drejtuesit kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.