Renato Banushi: AKU e Vlorës prej 2 vitesh “avokate” efiçente e konsumatorit

765
Qarku i Vlorës, ndryshe nga rajonet (prefekturat) e tjera të Shqipërisë, ka 5 specifika të veçanta, të kategorizuara të “vështira” për nga përballja dhe përballimi si volum, si “hartë” e si problematikë, të cilat përcaktojnë ecurinë e realizimit të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe garantimin e kësaj sigurie, specifika të cilat Drejtoria e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU) të Qarkut të Vlorës, prej 2 vitesh i ka bërë “plan pune” të suksesshme në veprimtarinë monitoruese e ligj-zbatuese, me një synim të vetëm: Garantimin e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve. Konkretisht, 5 specifikat e tregut, prodhimit dhe importit në Qarkun Vlorë, janë këto: 
1. Treg dhe prodhim voluminoz i çdo lloji, i shtrirë në vijën më të gjatë bregdetare të Shqipërisë, me bazë turizmin. 
2. Kultivim, prodhim e treg ushqimor i veçuar nëpër qendrat e banuara, që zhvillohet në zonat rurale me bazë blegtorinë, bulmetrat, pemëtaria. 
3. Biznes, përpunim, prodhim, treg dhe konsum publik produktesh deti. 
4. Treg dhe prodhim i shumëllojshëm prodhimesh bujqësore, blegtorale natyrale, bimë mjekësore, industriale, detare, lumore e agro-ushqimore. 
5. Import produktesh ushqimore nga deti e toka.
Këto specifika të strukturës së tregut e prodhimit në rajonin e Vlorës, referuar edhe faktit që deri në muajin tetor 2013 tregu në këtë rajon ishte totalisht jashtë kontrollit e me natyrë “xhungël”, Drejtoria e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU) të Qarkut të Vlorës i bëri dhe i ka prioritet të strategjisë së saj të re, për të bërë ndryshimin e madh në veprimtarinë e AKU, me objekt rilindjen e tregut dhe prodhimit në formë e përmbajtje, objektiv të cilin e ka realizuar tashmë. Drejtoria e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor (AKU) të Qarkut të Vlorës e cila që prej mëse se 2 vitesh ka në krye drejtuesin e suksesshëm, organizatorin e aftë e produktiv, zotin Renato Banushi, ka evidentuar, ka konceptuar, ka vlerësuar, ka detajuar dhe i ka zbatuar këto specifika në terrenin konkret të tregut, prodhimit, importit dhe biznesit ushqimor, duke i bërë platformë pune, shoqëruar me një strategji konkrete për kontrollin e sigurisë së produkteve që hidhen për konsum në treg. 
Ministria dhe AKU e Shqipërisë mbështetje të plotë për AKU-Vlorë, 2 vjet sistem kontrolli aktiv e të konsoliduar
Ka një realitet që kreu i AKU të Qarkut të Vlorës, zoti Renato Banushi na i përmendi me shumë mirënjohje e vlerësim. Ai, na tha: “Nëse ne si AKU e Qarkut të Vlorës, prej mëse 2 vitesh jemi institucion me veprim serioz e efiçent prej punës që kemi kryer, merita i takon edhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit dhe të AKU të Shqipërisë, të cilët na kanë dhënë mbështetje të plotë në çdo hap, në çdo kërkesë, në çdo ide e zbatim projekti, mbështetje e cila ka bërë të mundur që AKU e Qarkut Vlorë, në 2 vjet të kryej veprimtari me sistem kontrolli aktiv e të konsoliduar”. Ky fakt që përmend e përshëndet kreu i AKU të Qarkut të Vlorës, drejtuesi kualitativ Renato Banushi, ka ndikuar ndjeshëm në rezultatet pozitive të kësaj drejtorie. Sot në fund të vitit 2015, si një vazhdimësi e punës së vitit 2014, me ndryshim të nisur në fund të vitit 2013, AKU e Qarkut Vlorë po e mbyll vitin 2015 me suksesin e një bilanci pozitiv. Sot, që flasim, AKU e Vlorës një sistem kontrolli dhe rrjet të konsoliduat të tregtisë e prodhimit të mallrave ushqimorë, ka objekt e teknologji bashkëkohore në funksion të kontrollit analitik të produkteve e lëndëve të para që përdoren për prodhim, kultivim teknologjik e natyral të produkteve ushqimorë. Ka një strukturë të konsoliduar, aktive e efiçente të bashkëpunimit me tregun, me prodhimin, me importet, me konsumatorin, me institucionet ligj-zbatuese dhe pushtetin lokal në të 3 rrethet Vlorë, Sarandë, Delvinë. Ka një staf të AKU, i cili në unison e rakordim të plotë veprimi, ka arritur sukses në kontrollin e sigurisë ushqimore në treg e në prodhim, në import e në qarkullim mallrash brenda territorit të qarkut Vlorë, ku prioritar është bashkëveprimi me AKU e 11 qarqeve të tjera në rastet kur ka qarkullim mallrash. Ky sukses, sipas bisedës me inspektorët e AKU të Vlorës, ka ardhur jo vetëm si rezultat i presionit konstant që është bërë mbi operatorët, por edhe si rezultat i ndërgjegjësimit të tyre për zbatimin i legjislacionit për sigurinë ushqimore, të metodave e teknologjisë prodhuese, përpunuese e administruese të produkteve ushqimorë në prodhim, ruajtje, shpërndarje e tregtim të tyre. vendimtar ka qenë dhe mbetet bashkëpunimi me bashkitë e qyteteve e zonave, me njësitë administrative të pushtetit lokal dhe me institucionet e tjera ligj-zbatuese si policia e shtetit, Prefektura, Këshilli Qarkut, Tatimet, Dogana, Porti Detar, Policia Kufitare dhe Shëndeti Publik rajonal. 
———————————————— 
Ja 3 deklarime të kreut të AKU të Shqipërisë Afrim Bakaj, për arritjet e AKU të Qarkut Vlorë
AKU e Vlorës, prej 2 vitesh ka hartuar dhe po zbaton një platformë efikase e të detajuar për kontrollin ushqimor, me synim të vetëm sigurinë e produkteve që futen në tregje nga prodhimi dhe tregjet vendase e të huaja dhe që çdo ditë shkojnë si ushqim tek konsumatori. Kjo platformë është një linjë bashkëpunimi edhe mes nesh si AKU qendrore dhe me Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit. 
Prodhimi dhe tregjet ushqimore në Qarkun e Vlorës, kanë përditë “mbi kokë” prezencën vepruese të AKU, konsumatori shikon dhe ndjen bindshëm se AKU është institucioni dhe shërbimi shtetëror që e mbron nga produktet e pasigurta, nga prodhuesit abuzivë dhe nga prodhimet jashtë standardit e të rrezikshme, nga produktet e pa certifikuara, nga ushqimet e skaduara, nga lëndët e para skarco, nga miellrat e skaduar e të helmuar dhe buka që prodhohet prej tyre, nga shitja e mishit dhe produktet e mishit që prodhohen e sigurohen prej bagëtive me sëmundje, si dhe nga abuzimet me etiketat false të afateve të skadencës së produkteve.
Suksesi i punës së AKU të Qarkut të Vlorës, përveç drejtimit efiçent të zotit Renato Banushi dhe përkushtimit të stafit, ka tregues parësor faktin që kjo AKU ka krijuar dhe mban lidhje të forta komunikimi me konsumatorin të cilët denoncojnë abuzimet pranë inspektorëve në terren, pranë zyrave të AKU dhe në numrin e telefonit, komunikim i zbatuar me korrekte dhe produktivitet nga kjo drejtori rajonale. Në këtë drejtim, në zbatim të një programi të veçantë, drejtuesit dhe inspektorët e AKU të Vlorës, pas denoncimeve që marrin, bëjnë inspektime për verifikime konkrete në terren dhe kjo praktikë komunikimi e veprimi ka sjell rezultate.
—————————————————–
AKU e Vlorës, ka nisur zbatimin e Urdhrit të Ministrit Edmond Panariti, për standardizimin e therjes së bagëtive
Dy ditë më parë, Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Prof. Edmond Panariti gjatë një përurimi të një stabilimenti thertore mishi në rrethin e Lushnjës, duke i dhënë rëndësi të madhe sigurisë ushqimore, urdhëroi gjithë Drejtoritë e AKU të qarqeve, që të nisin operacionin e kontrollit të therjeve “në rrugë” e në kasolle, duke kërkuar prej tyre të veprojnë urgjent për të realizuar standardizimin e biznesit dhe procesit të therjes së bagëtive, referuar investimit dhe përvojës së re të krijimit të qendrave të therjes. Këtë orientim të dhënë prej ministrit Panariti e ka bërë objekt pune Drejtoria Rajonale e AKU të Qarkut të Vlorës. Vetëm dy ditë nga urdhri ministrit Panariti dhe ka nisur hartimi i platformës për të standardizuar totalisht therjen e bagëtive. Në 2 vitet e fundit, AKU e Vlorës i ka ngritur qendrat e therjes së bagëtive dhe po i mban ato nën kontroll sistematik për sigurinë e bagëtive që përdoren për mish, të higjienës së mjediseve dhe të mishit që del prej tyre në treg. Kreu i AKU të Qarkut Vlorë, zoti Renato Banushi, na konfirmon se ka nisur puna për të zbatuar këtë urdhër të ministrit, me qëllim që biznesi i prodhimit të mishit të përqendrohet e të modernizohet, siç e kërkojnë standardet prodhimit dhe tregut të vendeve të BE. 
————————————————–
Flet Renato Banushi, Drejtori i AKU-Qarku Vlorë: Tregues i punës tonë janë kontrollet sistematike, toleranca zero, besimi që kemi krijuar tek konsumatori
Nga biseda e zhvilluar me kreun e AKU të Qarkut Vlorë, drejtuesin bashkëkohor, të përkushtuar e rezultativ zotin Renato Banushi, mësuam këtë fakt: Rilindja e punëve në shërbimin e kontrollit të sigurisë ushqimore në Qarkun e Vlorës, ka nisur në tetor 2013 me “pastrimin”, rinovimin dhe riorganizimin e stafit drejtues e të ekipit të inspektorëve të AKU, duke lënë detyra konkrete për secilin, sipas funksionit përkatës në zyrë e në treg dhe sot AKU e Vlorës ka një ekip solid, aktiv, profesional, transparent në veprimtari, ligj-zbatues, të përkushtuar e këmbëngulës në përballje me abuzatorët, madje me “risk rreziku”. Pas ndryshimit të punëve brenda stafit të AKU, nisi evidentimi i tregjeve dhe procesi i njohjes së problematikave të tregjeve, duke ndërtuar një “skedë” të plotë e të qartë për tregjet, prodhuesit dhe importuesit e rregullt e ata që abuzonin, skedim që u përdor për të nisur ballafaqimin në terren. Në këtë lëvizje të madhe e cila u finalizua me formatimin dhe njohjen e tregut e të prodhimit deri në detaje, ne sot vazhdojmë punën normalisht. Sot e që prej mëse dy vjetësh, sidomos gjatë vitit 2015, Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit (AKU) e Qarkut të Vlorës, si një institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave dhe strukturë e AKU të Shqipërisë, siguron një nivel të lartë të sigurisë ushqimore të qytetarëve. Sot, AKU ka krijuar besimin e plotë tek konsumatori, duke u krijuar e garantuar tregje dhe prodhim me higjienë, cilësi e siguri për produktet ushqimore. Dua të theksoj këtë fakt: Inspektorët e AKU në Vlorë, Sarandë, Delvinë dhe në gjithë urbane e rurale, kanë kryer një punë profesionale e në zbatim të ligjit në ushtrimin detyrës funksionale të tyre, që ka objekt garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit. Kjo punë e bërë, që ka rikthyer besimin e qytetarëve tek tregjet dhe tek veprimtaria jonë si AKU, theksoj se është arritur nëpërmjet kontrollit dhe presionit të përhershëm për zbatimin e legjislacionit të fushës së ushqimit nga operatorët e biznesit ushqimor, monitorimin e vazhdueshëm të rrjetit të tregtisë me shumicë e pakicë, mbajtjen nën kontroll të sektorit të prodhimit të produkteve ushqimore, luftë frontale ndaj falsifikimit të produkteve ushqimore, licencimin e operatorëve të biznesit etj. Si në çdo fund viti, matësi që tregon se sa dhe si është punuar, se sa dhe si janë përmbushur detyrimet ligjore është bilanci i punës, pasqyruar nëpërmjet shifrave dhe ballafaqimi i realiteteve në raport me atë çfarë kërkohet realisht në punën tonë si shërbim kontrollues e garantues të sigurisë së produkteve ushqimore në gjithë zinxhirin e tyre, me destinacion konsumatorin. Duke bërë një bilanc qoftë edhe shifror, sot në fund të vitit 2015, vërejmë qartë se ka një rritje të treguesve të veprimtarisë së inspektorëve në çdo aspekt, si për sa i përket numrit të kontrolleve, cilësisë dhe nivelit profesional të tyre, ashtu edhe shtrirjes gjeografike të veprimtarisë së tyre kontrolluese, në maksimumin e mundshëm të operatorëve ushqimorë.
—————————————————————————————–
Ja 8 fakte suksesi, nga inspektimi dhe veprimi ligjor i AKU-Vlorë
1. Për vitin 2015, AKU e Qarkut të Vlorës, ka realizuar objektivat e përcaktuara prej saj, prej AKU të Shqipërisë dhe prej Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit. 
2. Është rritur numri i inspektimeve në masën 15%, krahasuar me 1 vit më parë. 
3. Janë kryer 1980 inspektime në të gjithë kategoritë e subjekteve objekt inspektimi. 
4. Janë marrë masa administrative, me gjobë për 8 subjekte si dhe janë konfiskuar e asgjësuar 12 kuintalë produkte ushqimore, të cilat ishin ushqim i pa sigurt.
5. Janë kryer 1600 analiza laboratorike të produkteve të prodhuara për 825 mostrime të produkteve ushqimorë, të futur nga importi në Pikën e Inspektimit Kufitar-Vlorë. 
6. Për periudhën Janar-Dhjetor 2015, nga AKU e Qarkut Vlorë janë inspektuar 414 ngarkesa me produkte ushqimore, me origjinë jo shtazore si fruta, perime, makarona, oriz, vaj, pije.freskuese, lëngje.frutash, merendinë, salcë etj.
7. Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2015, në Sektorin e Inspektoratit Veterinar në Pikën e Inspektimit Kufitar-Vlorë, janë kryer gjithsej 91 inspektime. 
8. Janë kontrolluar 170 ton produkte me origjine shtazore. 
——————————————————
Në çdo hap të punës, zbatim ligji e udhëzimesh
1. AKU e Qarkut Vlorë ka ngritur dhe ka në veprim aktiv e funksional ekipin “Taskë-Force”, në zbatim të Ligjit Nr. 87/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ”, me fuqinë e Ligjit Nr. 4, datë 16. 08. 2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”
2. AKU e Qarkut Vlorë punon në zbatim të Urdhrit Nr. 2214, Prot., datë 19. 09. 2013 “Për Hartimin e planeve të posaçme të inspektimeve, në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor”.
3. AKU e Qarkut Vlorë punon në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Për evidentimin dhe regjistrimin e subjekteve të pa regjistruara në organet tatimore”.
4. AKU e Qarkut Vlorë punon në bazë të Urdhrit Nr. 2434, datë 29. 08. 2015 “ Për Inspektimin e operatorëve të biznesit Ushqimor, të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore (bar, restorante, Fast-Food, pastiçeri, supermarkete)”, në periudhën dhe kuadrin e prodhimit, tregtimit e konsumit gjatë sezonit veror.
——————————————
Ja disa nga detyrat që po përmbush AKU e Qarkut-Vlorë 
• Drejton procesin e vlerësimit të riskut në fushën e ushqimeve me origjine shtazore dhe jo shtazore, ushqimeve për kafshë dhe fushës se mbrojtjes së bimëve.
• Planifikon, bashkërendon dhe realizon kontrollin zyrtar të ushqimeve, ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
• Siguron unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimeve, ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve në shkallë qarku.
• Bashkërendon veprimtarinë e Laboratorëve të autorizuar të sistemit të kontrollit zyrtar (Fiziko Kimik, Mikrobiologjok dhe Veterinar) të ushqimeve, ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
• Kryen vlerësimet e nevojshme për menaxhimit te riskut në fushën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
• Informon publikun për fushën e sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë dhe të mbrojtjes së bimëve.
• Kryen kontrolle paraprake për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fito-sanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe mbrojtjes së bimëve.
• Ndalon në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, veprimtarinë e operatorëve të biznesit të ushqimit dhe të atij të ushqimit për kafshë në fazat e prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregtimit të ushqimit apo ushqimit për kafshë, kur vërtetohet se ushqimi ose ushqimi për kafshë dhe operatorët përkatës të biznesit nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
——————————————————-
Struktura administrative e AKU-Vlorë dhe detyrat që kryen çdo funksionar 
Drejtori Rajonal (Kryeinspektori) 
Sektori i Shërbimeve të Brendshme 
Sektori i Inspektimit të Ushqimit për Kafshë me Origjinë Jo-shtazore e Operatorëve të Biznesit
Sektori i Inspektimit të Ushqimit për Kafshë me Origjinë Shtazore dhe Operatorëve të Biznesit
Sektori i Inspektimit të Mbrojtjes së Bimëve e Inputeve Bujqësore
Sektori i Shërbimeve Laboratorike
Sektori i Kontrollit në Pikat e Inspektimit Kufitar-Doganor 
————————————————————
AKU-Vlorë, Guidë me 15 referenca për sigurinë ushqimore
Metodologjia e ndjekur në këtë plan vlen për tu theksuar që krahas këtij plani AKU ka hartuar edhe një Guidë me objekt: “Udhëzues për vlerësimin e rrezikut të OBU”, bazuar në një vlerësim pikëzimi që është zbatuar gjatë vitit 2015. Objektivat kryesore të këtij plani në sektorin e kontrollit dhe sigurinë ushqimore në tregje e në prodhim, kanë si qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për të mbrojtur shëndetin dhe interesat e konsumatorit shqiptar e cila arrihet. Ja drejtimet kryesore:
1. Operatorët e biznesit të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe jo shtazore, të përmbushin detyrimet dhe kërkesat në zbatim të legjislacionit në fuqi.
2. Zbatimi i rregullave dhe rregulloreve për ushqimin, ushqimin për kafshë me origjinë shtazore dhe jo-shtazore.
3. Organizimi i kontrolleve zyrtare, monitorimi dhe verifikimi për përmbushjen e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe jo shtazore në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, magazinimit dhe shpërndarjes.
4. Implementimin rajonal dhe lokal
5. Kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe zbatimin e planit të marrjes së mostrave, bazuar në vlerësimin e riskut dhe frekuencën e përcaktuar
6. Efikasitetin, cilësinë dhe nivel të lartë transparence të kontrolleve zyrtare
7. Vendosjen e prioriteteve të kontrollit të bazuar në risk
8. Përcaktimin e frekuencës së duhur të kontrolleve zyrtare në lidhje me nivelin e riskut dhe burimet e disponueshme
9. Informimin dhe shfrytëzimin efikas të burimeve njerëzore
10. Përditësime dhe hedhja e të dhënave në “aku.net”
11. Ndjekja e praktikave të punës në biznese për të përcaktuar nivelet e riskut për secilin operator
12. Ofrimin e një sistemi menaxhimi për përcaktimin e objektivave të kontrollit dhe monitorimin e arritjeve në përmbushjen e këtyre objektivave
13. Hedhja ne sistemin elektronik të AKU e gjithë operatorëve të rinj në biznes
14. Takime me operatorë biznesi të prodhimit e tregut të produkteve me origjinë shtazore dhe jo-shtazore, në drejtim të realizimit të praktikave të mira të punës në stabilimente dhe subjektet ku ata ushtrojnë aktivitet
15. ndërgjegjësimin dhe informimin e konsumatorit dhe prodhuesit për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që përdorin.
Sigal