Reforma në drejtësi, ministri Naço ‘Do të flasi me gjuhën e Brukselit’

460
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Naisp Naço ka theksuar se roforma në drejtësi do të vazhdojë me ritëm dhe do të flasë me gjuhën e Brukselit.  Në analizën e 300 ditëve të kësaj ministrie ministri Naço ka thënë se lufta ndaj korrupsiont do të jetë e pakompromis dhe do të fillojë nga gjyqtarët. “Kemi kërkuar shkarkimin për 20 gjyqtarë aq sa për 20 vite. Ne duam pavarësi por edhe transparencë.  Ne jëmi të vendosur që luftën ndaj korrupsionit  dhe do e fillojmë nga gjyqtarët. Dekurajim pakompromis ndaj këtij fenomenin. Duhet një drejtësi që të mos blihet por të jepet”, ka theksuar ministri Naço, sipas të cilit do të ketë integritet në çdo anë të sistemit të drejtësisë. Ai thekasoi se sfida më e madhe është drejtësia e barabartë për çdo njeri. Ndërkohë  zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj theksoi disa nga arritjet e këtij institucioni. Sipas tij, në këto 300 ditë u rrit numri i gjyqtareve të proceduar. Më tej Isaraj theksoi se duhet të rritet besimi i qytetarëve tek drejtësia. “Reforma që ne po promovojnë nënkupton ndryshimin e asaj që është e gabuar, e kalbur dhe e pakënaqur për publikun. Reforma jonë mbështetet as më shumë e as më pak në ushtrimin e ligjit, dhe ndëshkim kushtetues dhe ligjor për ata që shkelin kushtetutën dhe ligjin. Vetëm kështu do rindërtojmë çdo sistem të drejtësisë”, tha gjatë fjalës së tij Isaraj.