Sigal

Janë numëruar rreth 70 përqind e vendvotimeve në Maqedoni dhe shumica dërrmuese janë shprehur “pro” marrëveshjes me Greqinë për ndyshimin me emrin, që i hap rrugë integrimit në BE.

Nga 67.07% vendvotime të procesuara rezulton se, 91,07% përqind e votuesve janë shprehur “pro” pyetjes “a jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Ndërsa 5.97% kundër, sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve.