Sigal

Gianni De Biasi duket se është kandidat për të marrë drejtimin e Frosinones në Serie A. Emri i ish-trajnerit të Shqipërisë ka dalë në skenë në mediat italiane pas humbjes 1-2 të kësaj skuadre në shtëpi me Genoan.

Kjo ishte disfata e gjashtë në shtatë ndeshje për teknikun Longo, i cili duket se nuk ka më forcë për të ndryshuar situatën, ndaj drejtuesit e Frosinones për kërkojnë një zëvendësues të denjë për të.

Ndër emrat e shumtë si alternativë shihet edhe De Biasi, i cili, në fakt, është në bisedime edhe me Federatën Armene të Futbollit, për të marrë drejtimin e përfaqësueses së këtij vendi.

62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës u dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar