Kampionati Kombëtar i Futsallës, Tirana përballet ndaj Diamantit në finale

148
Sigal

Tirana Futsall – Diamant Futsall është finalja e kampionatit Kombëtar të Futsallës për këtë edicion futbollistik, që u rikthye të luhej sërish në muajin mars pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Covid-19.

Dy ndeshjet e fazës play-off u zhvilluan ditën e djeshme në pallatin “Asllan Rusi” në kryeqytet, me Tirana Futsall që siguroi finalen pasi mundi Elbasanin Futsal me rezultatin 3-0, ndërsa Diamant Futsall mundi Flamurtarin Futsall, duke triumfuar me shifrat 3-1.

Ora dhe vendit ku do të luhet finalja mbeten për t’u përcaktuar. Kampionati Kombëtar i Futsallës u zhvillua për gjashtë javë me radhë, ku ekip fitues i këtij edicioni u shpall Tirana Futsall.

Më pas skuadrat iu drejtuan fazës play-off e tani do të zhvillojnë edhe finalen e madhe për të përcaktuar kampionin e këtij edicioni që siguron një biletë për në kompeticionet europiane në futsall.

Në edicionin e ardhshëm pritet që ky kampionat të ketë të paktën 10 skuadra që do të garojnë për të fituar titullin kampion të vendit dhe të sigurojnë një biletë për në turnetë europian të UEFA-s në futsall.