Reagimi/ Pas djegies së anijes turistike, Drejtoria Detare bllokon mjetet pa zjarrfikëse dhe ndalon lundrimin natën

515
Sigal

Në portin e Vlorës operojnë 15 subjekte me anije, me kapacitet mbi 12 pasagjer, për sezonin turistik 2019. Duke u nisur nga situata e fundit të ndodhur në bordin e anijes turistike ‘AQUAMARINE’ e cila u përfshi nga flakët deri në djegien totale të saj duke rrezikuar jetën e njerëzve që ishin në bord, kapiteneria e Portit Vlorë mori një sërë masash dhe kontrollesh të detajuara të pajisjeve të zjarrfikse në këto anije turistike.

98% e tyre rezultuan konform certifikatës së regjistrit detar shqiptar e cila është përgjegjëse për numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikse në bazë të kapacitetit të anijes dhe tipit të saj. Anijet që nuk plotësonin kërkesat në lidhje me mjetet zjarrfikse, të cilat duhet të ishin në bord, të kolauduara u bllokuan nga Kapiteneria e Portit Vlorë deri në plotësimin e plotë të tyre.

Gjithashtu një masë tjetër për anijet turistike, me kapacitet mbi 12 pasagjer, është ndërmarrë për ndalimin e lundrimit natën me pasagjer në bord.

‘’ Inkurajojmë çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standartet apo çdo lloj shkelje qe vini re gjatë udhetimeve pasi masat do jenë shumë te rrepta.’’ – bën thirrje Drejtoria e Përgjithshme Detare.