Lefter Maliqi: Pas rrëzimit të kërpudhës do rrëzohet edhe piktori dështak

468
Sigal

 

Deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar sot pazaret që po bëjnë deputetë të PS me kryebashkiaktët e opozitës në detyrë për lënien e mandateve. Në një postim në Facebook, Maliqi shprehet se deputetja Ermonela Felaj i ka premtuar kryebashkiakut të Kuçovës favore nga Rilindja.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

Show i Rilindjes dhe marrëveshjet e pazaret për interesa të ngushta politike e personale shpejt do ju vijë fundi. Zgjedhjet moniste të dështuara të 30 Qershorit po nxjerrin në pah kurajon qytetare për demokraci duke protestuar për moslejimin në detyrë të kryebashkiakëve antiligjor si në Devoll dhe sot me kurajo e vendosmëri në Kavajë e cila do te shtrihet në mbarë vendin. Por krahas qëndresës demokratike Rilindja e krimit, manipulimit, shoë-t etj, nesër me një marrëveshje të ulët në Kuçovë ish Kryebashkiaku i LSI – se do ja dorëzoj me vullnet të lirë shiritin dhe detyrën të riut të paligjshëm pasi ka mbi një vit marrëveshje me deputeten Felaj, e cila i premtoi të favorizonte interesat e saj me tendera e firmë ndërtimi, emërime etj duke i premtuar se do ishte përsëri kryebashkiak për Rilindjen, por deputetja nuk mashtroi vetëm atë për kryebashkiak por edhe kryetarin e PS të Kuçovës të cilin e ka përdorur dhe po e përdor Sybi Shehun, i cili nga zhgënjimi desh mbyti veten dhe është kredhur në borxhe e kredi.

Kjo deputete e cila e ka kthyer çdo gjë private në Kuçovë, e gënjen e mashtron sërish ish kryebashkiakun në emër të Kalorësit Rama duke i thënë që nesër të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit mediatik të detyrës pasi brenda dy muajsh do ta emëroj drejtor të prodhimit (naftës) në Kuçovë. Socialistët e ndershëm dhe populli i Kuçovës i di shumë mirë këto dhe çdo përbuzje që bën kjo Deputetë me ta dhe disa drejtues të tjerë që vet i ka emëruar por do i heq pasi dështoi edhe në 30 Qershor.

Për këtë deputetë skanë rëndësi as socialistët, as votuesit, as populli i Kuçovës, për atë ka rëndësi vetëm kalorësi i saj Rama për shkak të sistemit të kalbur politik me lista deputetësh, se po të votoj populli me emër deputetët, ju garantoj që humb thellë. Por ajo i thotë Spiropalit ke të drejtë që i thua Skënderbe Ramës, se atë kemi,çna duhet populli e socialistët, më mirë i servilosemi,i qëndrojmë para mbrapa Ramës, mbarojmë punët tona familjare, ministra na bëri, kryetar komisioni po, drejtimesh të përgjithshme të diganave po, të pasur po, çe duam popullin, populli bageti është.

Socialistet e ndërshem mbi 3000 votues e braktisën në zgjedhjet e 2017 duke pësuar si rreth Kuçova disfatën më të madhe dhe shumë e sigurtë që dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme të parakohshme në Berat e Kuçovë socialistët e ndershëm dhe opozita e bashkuar do i ndëshkojnë duke nxjerrë fitues qytetarët dhe vlerat e interesat e tyre dhe humbës Rilindje bashkë me arrogancën, krimin, abuzimet dhe intrigat e tyre.

Kam besim që këto intriga, shoë, manipulime; thyerje ligji e abuzime me socialistët e ndershëm në Kuçovë e Berat por dhe në mbarë vendin shpejt do ju vijë fundi. Vendi në kolaps e krizë të thellë ekonomike, institucionale e politike. Arroganca e kalorësit të Rilindjes e shoqëruar me frikë, pabesi e dështim dhe ironia e shoqëruar me panik shpejt do i vijë fundi. Pas rrëzimit se Kërpudhës shumë shpejt do rrëzohet piktori dështak dhe do pastrohet Kryeministria nga pikturat e errëta, imoraliteti dhe degjenerimi i ekipit të asaj godine që i takon popullit dhe vlerave të tij. Rama po luan teatër me shqiptarët por teatri, artistët dhe qytetareët protestues të vlerave kombëtare do jenë fundi i tij i hidhur.