Shkoi për të peshkuar, i moshuari gjendet i vdekur nga familjarët

86
Sigal

Një 74-vjeçar është gjetur i vdekur në një arë në fshatin Kozarë në Kuçovë, pasi ishte larguar nga banesa për të shkuar për peshkim. Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë bërë dhe identifikimin më pas, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore, burime zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.