Besnik Mustafaj: Rama po i shkon deri në fund qëllimeve të veta

454
Sigal

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News24” tha se Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet dhe qëllimeve që i ka vendosur vetes.

Rama po i shkon deri në fund çmendurisë së vet politike. Ka figura të rëndësishme të kulturës që i kanë dalë kundër Edi Ramës për Teatrin, pa përmendur Aurel Plasirin. Unë besoj se pasi nuk ka marrë parasysh të gjitha këto qëndrime, ai do të shkojë deri në fund në këtë betejë”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se është pro një lëvizjeje të re, pasi do i bënte mirë Shqipërisë.

“Unë mendoj se një lëvizje e re, me njerëz të re, me persona më pak të implikuar në zhvillime, aq më mirë do t’i bënte Shqipërisë. Unë nuk jam anarkist, por një lëvizje politike e re, që do të sillte realisht ndryshim, do ta dëshiroja. Në çdo rast në Shqipëri është tentuar të behet, por nuk është arritur. Makron në Francë për shembull erdhi nga hiçi. Unë transformimin e shoh vetëm brenda politikës”, deklaroi Mustafaj.