Iriqi: – U zhgënjyen artistët nga ty. Pse mbajte qëndrim pro qeverisë?
Luigji:- Iriq,mësoje se unë jam Soreca sot,por fisi im është Koleka. Të parët e mij erdhën në Itali nga Vunoi dhe aty kemi shumë vite që jetojmë. E kuptohet që nga gjuha e tyre siçiliste unë përfundova Soreca. Por nuk harroj gjakun e të parëve.
Iriqi:- E di ti që Koleka është emri i një krimineli në Shqipëri?
Luigji:- E di,por unë ndaj erdha. Të pastroj emrin e tij. Kështu pastroj dhe gjakun që kam në deje.
Iriqi:- Si do e pastrosh?
Luigji:- Duke varfëruar shtetin. Do u marr shumë para. E duke u varfëruar do kthejnë shqiptarët kokën nga e shkuara. Nuk paskemi qënë keq në kohën e kolerës, do thonë.
Iriqi:– Të kolerës?
Luigji:- Më falni, të Kolekës. Se atëhere hanin një çap bukë, tani 35% e popullit ngryset veç me një vakt.
Iriqi:– Po pse mbështet Ramën shpesh herë?
Luigji:- Se Rama veç për ne punon.
Iriqi:- Për cilin?
Luigji:– Për ne të huajt. Ato PPP ua jep njerëzve që i themi ne. Nuk ka oligarkë vetëm në Shqipëri. Edhe ne ambasadorët oligarkë u bëmë. Nuk marrim tendera direkt, por fitojnë miqtë e shokët tanë.
Iriqi:- Dhe sa kohë do vidhni kështu?
Luigji:- Edha ca vjet. Më pas nuk do ketë as pasuri mbi tokë e nën tokë,as njerëz të rinj. Do mbushet vendi me azile. Psh Tirana do emértohet Tiranazilburg. Kështu dhe Durrësi, Vlora…
Iriqi:- Korça?
Luigji:- Korça do quhet Leshburg. Nuk do ngelen as pleqtë.
Iriqi:- Si mendon për zgjedhjet e 13 tetorit?
Luigji:- Të tregoj pas ca ditësh.
Iriqi:- Pse?
Luigji:- Kjo puna e Gjushit që ia ndaluan familjarisht hyrjen në Amerikë na e dhjet pak punën.
Iriqi:- Pse?
Luigji:- Se ka hyrë në lojë USA, e kur hyn elefanti në dyqanin e qelqurinave dihet se ç’ndodh. Do pres e do flasim. Tani një muaj pushime në MADAGASKAR.
Iriqi:-Jo në Siçilinë e bukur?
Luigji:– Jo,jo. Se do harxhojmë pare korrupsioni e nuk duam të na kapin për koqesh. Jam i dredhur unë. Harrove që jam nga Koleka…