Petrit Vasili: Heshtja e ndërkombëtarëve për Durrësin, një faj shumë i rëndë

517
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cilëson vendimet e Gjykatës së Durrësit për mandatin e kryebashkiakes, si aktin më të rëndë të drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se heshtja e ndërkombëtare për vendimin më skandaloz është një faj shumë i rëndë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Vendimet e Gjykatës së Durrësit për votimet moniste të Bashkisë janë asgjësimi i shtetit ligjor, 13 tetori e vetmja rrugë.

Dy vendime të Gjykatës së Durrësit për të njëjtën çështje të Bashkisë së Durrësit janë fundi i turpshëm i shtetit Ligjor dhe bashkë me të edhe Reformës në Drejtësi.

As në ditët më të këqija të sistemit të drejtësisë një skandal i tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Çdo vendim gjykate është ankuar dhe shqyrtuar nga një gjykatë e një niveli më të lartë.

Këto principe bazike respektohen edhe në vendet më të prapambetura të botës.

Kapja e reformës në drejtësi nga rilindja e kriminalizuar është shkaku i vetëm i skandalit të Gjykatës së Durrësit.

Reforma në drejtësi, që gjoja do të sillte ndryshimin e madh përkundrazi solli degradimin e madh dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës deri sa lejon skandale të tilla.

Ndërkombëtarët që duartrokisnin pa u lodhur reformën në drejtësi kanë sot përpara syve një skandal kaq flagrant dhe heshtin.

Shqiptarët e kanë të qartë kapjen e drejtësisë ndaj më shumë se 80% e tyre nuk e besojnë atë.

Heshtja e ndërkombëtarëve përpara një drejtësie të tillë skandaloze është faj shumë i rëndë me pasoja për shumë vite që vijnë.

Organet e reja të Reformës në Drejtësi KLGJ dhe KLP i shohin skandalet si ky i Gjykatës së Durrësit dhe nuk veprojnë duke shkelur e dhunuar ligjin e duke fshehur kësisoj skandalin.

Institucione te tilla nuk i duhen askujt ato janë thjesht bashkëautore dhe bashkëfajtore të kapjes së drejtësisë dhe asgjësimit të shtetit ligjor.

Vetëm zgjedhjet e lira dhe te ndershme në 13 tetor janë rruga e vetme për çlirimin e shtetit ligjor nga kapja, asgjësimi dhe kriminalizimi rilindas.