‘Rastet më të rënda dërgohen te Sanatoriumi’, Rakacolli: Ja gjendja e pacientëve në dy spitalet, sa janë në terapi intensive

283
Sigal

Betejë për jetën në luftë me koronavirusin bëhet në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe së fundi edhe në spitalin COVID 2, apo “Shefqet Ndroqi”, që ka pritur tashmë pacientët e parë me koronavirus.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë sot se ” Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar)”.

Ndërkohë që në Infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.

Ndërkohë që sipas MSH, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 77 pacientë.