Bilanci i të prekurve në rritje, por ka edhe lajm të mirë. Gjatë 24 orëve janë shëruar 13 pacientë me koronavirus

311
Sigal

Mes lajmeve të frikshme që na rrethojnë këto ditë nga përhapja e koronavirusit, që së fundi tek ne shënoi 304 të prekur, ka për fat edhe lajme të mira.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot një lajm të mire lidhur me numrin në rritje të personave që janë shëruar.

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”- tha ministria në komunikimin e sotëm me mediat lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në vend.