“Range Rover” përplas një vajzë në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar në Sarandë mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, ku vajza, e cila po ecte në këmbë, është përplasur nga një mjet ti “Range Rover”.

Sigal

Vajza, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.