Raporti i fundit i DASH mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri konfirmon alarmet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare: Liria e Medias është nën një sulm të drejtpërdrejtë dhe sistematik nga qeveria. Standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes për gazetarët nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive, sikurse veproi dje Kuvendi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Deputeti Xhaferri zbulon skenarin për protesta e radhës: Bulevardin, s’e lëshojmë më! Protestuan para kryeministrisë më 24 janar: Balla i cilson Lapanjozë. Prof. Dr. Arben Malaj, jamë kundër ofendimeve përçmuese të Rilindjes ndaj opozitës së vendit tonë ?
PS kalon në mesnatë ndryshimet në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes
Me votat e shumicës socialiste, Kuvendi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ndryshimet në Kodin Penal lidhur me dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes për gazetarët, pa marrë parasysh shqetësimet
Sipas këtyre organizatave, standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive. Dekriminalizimi vetëm për gazetarët, theksojnë ato, krijon një precedent problematik, duke lënë të hapur mundësinë e presionit penal ndaj qytetarëve dhe duke cënuar lirinë e shprehjes në tërësi.
Info
Sipas këtyre organizatave, standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive.
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri konfirmon alarmet e përsëritura të organizatave vendase dhe ndërkombëtare: liria e medias është nën një sulm të drejtpërdrejtë dhe sistematik nga qeveria.
Kështu, si pasojë e nenit 120 të Kodit Penal, lënë në fuqi, aktivistët, apo të tjerë pjesëmarrës në debatin publik, që ngrenë çështje të interesit të përgjithshëm, apo që kritikojnë politikat e qeverisë dhe punën e autoriteteve publike, mund të vijojnë të përballen më padi penale për shpifje.
Përkundrejt kundërshtive dhe thirrjeve të shoqatave të gazetarëve për tërheqjen e ndryshimeve në Kodin Penal, për të ashtuquajturin dekriminalizim të shpifjes, mazhoranca socialiste i miratoi ato në mesnatë me votat e saj në Kuvend.Mazhoranca refuzoi edhe amendamentet e PD-së për heqjen e shpifjes si vepër penale, duke i dhënë dritën jeshile me 85 vota pro ndërhyrjeve në Kodin Penal. Ky projektligj është kritikuar ashpër nga organizatat e medias dhe opozita, pasi synon të krijojë një regjistër të posaçëm për regjistrimin e gazetarëve, duke bërë një dekriminalizim të pjesshëm, vetëm për ata reporterë që janë pjesë e regjistrit të diktuar nga qeveria.
Organizatat ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë së medias si Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF), si edhe 17 organizata të shoqërisë civile në vend bënë thirrje për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në një protestë simbolike para seancës plenare, përfaqësues të këtyre organizatave theksuan se shpifja duhet dekriminalizuar jo vetëm për gazetarët e regjistruar, por edhe për aktivistët e të drejtave të njeriut apo advokuesit e tjerë të fjalës së lirë.
Gazetarët në pasiguri juridike,
liria e medias nën kërcënim
Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia, apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave /thënieve ose çdo informacioni tjetër, përmes shtypit, medias audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik”.
Çdo referencë ndaj “gazetarëve të regjistruar dhe të njohur” krijon pasiguri juridike dhe rrezikon të hapë rrugën për mekanizma kontrolli mbi gazetarinë, në kundërshtim me parimet themelore të lirisë dhe pavarësisë së medias.
Dispozita shoqërohet edhe me disa kushte, të tilla që gazetari të mos ketë dijeni që të dhënat apo informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre dhe të veprojë pa vonesë në rastin kur informohet nga personi i prekur.
Më tej, dispozita qartëson se termi “përhapje me mirëbesim” do të thotë përhapje që kryhet në përputhje me rregullat etike e profesionale të gazetarisë, mbi baza faktike e të arsyeshme.
Ndryshimet prekën dhe nenin që përcakton si vepër penale “Goditjet për shkak të detyrës” ku u shtua si vepër penale dhe dhuna ndaj gazetarëve.
Pas votimit në Kuvend, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, që përfshin disa nga organizatat më të njohura të mediave në kontinent, e cila thotë se projektligji nuk është dekriminalizim i shpifjes, por një manovër e qeverisë që bie ndesh me standardet e BE-së.
Përsa kohë shpifja mbetet një vepër penale, ajo ka efekt frikësues mbi gazetarët, aktorët e shoqërisë civile, aktivistët, denoncuesit dhe të tjerët që monitorojnë interesin publik. Teksti aktual parashikon një përjashtim të kufizuar, të bazuar në status, nga përgjegjësia penale, i aplikueshëm vetëm për gazetarët e përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm në lidhje me shpifjen, ndërsa ofendimi mbetet vepër penale. Kjo qasje ngre shqetësime lidhur me sigurinë juridike, mbrojtjen e barabartë të lirisë së shprehjes dhe efektin frikësues të vazhdueshëm të ligjit penal mbi debatin publik.
Organizatat evropiane kundër qeverisë: Ligji bie ndesh me standardet e BE
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seance rreth 18 orëshe ndryshimet në Kodin Penal, me 85 vota pro. Ndër to u përfshi edhe dekriminalizimi i shpifjes, por vetëm për gazetarët, ndërsa mazhoranca socialiste refuzoi propozimin e opozitës për heqjen e saj si vepër penale për të gjithë qytetarët.
Qeveria e paraqiti këtë ndryshim si të harmonizuar me udhëzimet e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit, por kjo qasje është kundërshtuar nga organizatat europiane të medias. Federata Europiane e Gazetarëve reagoi pak para votimit, duke e cilësuar dekriminalizimin e pjesshëm si një manovër, që nuk përmbush standardet europiane.
Sipas këtyre organizatave, standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive. Dekriminalizimi vetëm për gazetarët, theksojnë ato, krijon një precedent problematik, duke lënë të hapur mundësinë e presionit penal ndaj qytetarëve dhe duke cënuar lirinë e shprehjes në tërësi.
Deklarata:
Organizatat tona mirëpresin veçanërisht forcimin e mbrojtjes penale kundër dhunës dhe kërcënimeve serioze që synojnë gazetarët për shkak të detyrave të tyre profesionale, veçanërisht përmes ndryshimeve në Nenin 237 dhe 238 të Kodit Penal, të cilat adresojnë shqetësime të hershme lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe detyrimet pozitive të shtetit sipas ligjit evropian të të drejtave të njeriut.
Në të njëjtën kohë, standardet evropiane bëjnë të qartë se qasjet e pjesshme ose të bazuara në status për dekriminalizimin e shpifjes janë të pamjaftueshme për të mbrojtur në mënyrë efektive lirinë e shprehjes. Për sa kohë shpifja mbetet një vepër penale, ajo ka efekt frikësues mbi gazetarët, aktorët e shoqërisë civile, aktivistët, denoncuesit (ëhistlebloëers) dhe të tjerët që monitorojnë interesin publik.
Për këtë arsye, dekriminalizimi i plotë i shpifjes dhe ofendimit mbetet i vetmi rezultat i pranueshëm për të siguruar përputhje të qëndrueshme me standardet evropiane dhe për të mbrojtur shprehjen e interesit publik në Shqipëri.
Në këtë kontekst, ne vërejmë se ndryshimet e miratuara së fundmi nuk arrijnë ende këtë objektiv. Teksti aktual parashikon një përjashtim të kufizuar, të bazuar në status, nga përgjegjësia penale, i aplikueshëm vetëm për gazetarët e përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm në lidhje me shpifjen, ndërsa ofendimi mbetet vepër penale. Kjo qasje ngre shqetësime lidhur me sigurinë juridike, mbrojtjen e barabartë të lirisë së shprehjes dhe efektin frikësues të vazhdueshëm të ligjit penal mbi debatin publik.
Në veçanti, kufizimi i mbrojtjes vetëm për një kategori të ngushtë profesionale rrezikon të përjashtojë folës të tjerë që veprojnë për interesin publik, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, studiuesit, denoncuesit dhe qytetarët, të cilët luajnë një rol thelbësor në diskursin demokratik. Për më tepër, referencat për “gazetarë të regjistruar dhe të njohur” janë problematike në një kontekst ku Shqipëria nuk ka një sistem formal për regjistrimin e gazetarëve dhe ku mekanizma të tillë do të ishin të papajtueshëm me standardet evropiane mbi lirinë dhe pavarësinë e mediave.
Ne gjithashtu vërejmë se mbajtja e veprave penale paralele, si ofendimi, dobëson efektivitetin e reformave të pjesshme duke lejuar që shprehja kritike të ndiqet penalisht sipas dispozitave alternative, duke ruajtur kështu presionin e ligjit penal mbi shprehjen.
Esiona Konomi: 𝑨𝒊𝒔𝒉𝒑ë𝒕𝒐𝒏𝒏𝒈𝒂𝒑𝒂𝒅𝒊𝒕𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒔𝒉𝒑𝒊𝒇𝒋𝒆𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕, 𝒏𝒆𝒏𝒊𝒊𝒎𝒊𝒓𝒂𝒕𝒖𝒂𝒓𝒅𝒋𝒆?
Jo. Sepse neni thotë se gazetari duhet të jetë i regjistruar diku sipas ligjit në fuqi.
I pazbatueshëm, sepse nuk ka një ligj që ju kërkon gazetarëve të regjistrohen diku (fatmirësisht).
Së dyti, që gazetari “t’i falet” shpifja duhet që të ketë bërë sipas Kodit Penal, çdo përpjekje për të zbardhur të vërtetën. Po si matet kjo? S’gjej metoda objektive. Së treti, që të mos përballem me padi penale, duhet që ta fshij shkrimin nëse pala e prekur ma kërkon se pretendon se kam shpifur. Po kur unë jam e bindur se e kam të vërtetë dhe të ngul këmbë për atë që raportoj, pavarësisht çfarë thotë pala e prekur?Të tre këto kushte, e bëjnë të pazbatueshëm “amnistimin” e gazetarëve nga dënimet për shpifje.
𝑨𝒅𝒖𝒉𝒆𝒕𝒕𝒆̈ 𝒌𝒆𝒕𝒆̈ 𝒂𝒌𝒕𝒆𝒓𝒓𝒆𝒈𝒖𝒍𝒍𝒂𝒕𝒐𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒑𝒓𝒐𝒇𝒆𝒔𝒊𝒐𝒏𝒊𝒏𝒆𝒈𝒂𝒛𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒗𝒆?
Po, por në asnjë mënyrë në rrugë shtetërore. Ditën kur qeveria jep apo heq titullin/licencën e gazetarit, liria e medias ka marrë fund. Vetërregullimi është forma e vetme. Ku gazetarët anëtarësohen në organizata mediatike (OJF) dhe mbi Kodet e Etikës, këto ente japin apo heqin kartat e anëtarësisë. Kjo është e vetmja rrugë që duhet mbështetur e ndjekur.
Skandaloze/ Taulant Balla fyen qytetarët që protestuan para kryeministrisë më 21 janar: Lapanjozë
Me një gjuhë fyese dhe e papranueshme u përdor në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja ofendoi qytetarët që protestuan më 24 janar para Kryeministrisë, duke i quajtur “lapanjozë”.Deklarata e Ballës shkaktoi tensione të forta dhe debat të ashpër me kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, duke çuar edhe në ndërprerjen e seancës parlamentare.Në replikë me ministren Koçiu, e cila mbrojti dhunën e policisë ndaj protestuesve, dhe e quajti të ligjshme, Bardhi tha se regjimi po kërkon të trembë qytetarët duke kriminalizuar policinë.Duke e akuzuar se në atë karrige ministrja ishte emëruar nga Agasi. Bardhi tha se ministrja duhet të japë llogari si ka mundësi që policia e drejtuar nga ‘kryekrimineli’ Ilir Proda, përdoret për të rrëmbyer biznesmenë dhe jo të mitur. Më pas në foltore doli Balla. Ai përdori gjuhë fyese ndaj qytetarëve të cilët më 24 janar ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese, dolën të protestonin kundër korrupsionit dhe narkoqeverisë Rama.
Taulant Balla: Policia e Shtetit meriton respekt për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet. Njërin e kishit nxjerrë aty …i dukej vetja si Chuck Norris. Lapanjozë që kishin marrë urdhra për të goditur institucionet dhe këta lapanjozë duhet të përballen me drejtësinë.

Protesta e radhës e opozitës: Deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Zaptojmë Bulevardin, s’e lëshojmë më!
Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më intensive. Deputeti Besart Xhaferri, deklaroi se brenda kësaj jave Kryesia e PD-së do të vendosë datën e radhës së protestës.
Xhaferri tha se opozita do të dalë në rrugë me një strategji të re proteste, ku synimi kryesor do të jetë zaptimi i Bulevardit. “Do të shkojmë drejt protestave të vazhdueshme. Bulevardi do të zaptohet dhe nuk do të lirohet më,” u shpreh ai.
Ai theksoi se protestat nuk do të jenë më sporadike, por të organizuara në mënyrë të tillë që të krijojnë presion të vazhdueshëm politik. “Do të dalim me një format tjetër. Duhet zaptuar Bulevardi dhe do të gjendet çdo mënyrë logjistike për ta realizuar këtë,” deklaroi Xhaferri.
Sipas tij, zaptimi i Bulevardit është çështje kohe. “Shumë shpejt, po, do të zaptohet Bulevardi,” tha ai, duke lënë të kuptohet se përgatitjet janë në fazën përfundimtare. Ende nuk ka një datë zyrtare për protestën e radhës, por vendimi pritet të merret në ditët në vijim nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Teksa foli mbi protestën e opozitës ditën e shtunë, të 24 janarit. Ai u ndal te momenti që bëri bujë në media, ai i kapjes nga forcat e policisë të një të mitur 14-vjeçar pranë parlamentit gjatë protestës.Xhaferraj u shpreh se shkoi në komisariatin ku ishte i mituri dhe ku qëndroi rreth dy orë. I mituri rrëfeu se ishte dhunuar nga policia në makinë gjatë shoqërimit dhe ishte i frikësuar.Sakaq, Xhaferraj shtoi edhe se policë të veshur civilë kapën dhe dy të rinj të tjerë që nuk kishin lidhje me protestën, pas përfundimit të saj.
Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?

Prof. Dr. Arben Malaj
Profesor Servet Pëllumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte se: ‘ shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste. Sa më shumë e shtyp aq më fortë ajo të kthehet pas.
Për çdo komentues pas këtij postimi që shajnë, fyejnë dhe banalizojnë të tjerët, emrat e tyre do të bllokohen menjëherë dhe mesazhet e tyre do të fshihen po menjëherë.
Gjuha poshtërueese dhe provokuese ndaj protestuesve, në çdo rast, është jo e dobishme, sepse i ngjan hedhjes së benzinës në një zjarr.Ky klasifikim i mijëra protestuesve me epitete fyese dhe përçmuese është gjëja më e ulët, që mund të bëjë një politikan.
Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?
Mosbindjen civile, pushtimin e podiumeve të Parlamentit. Zhurma me bilbila për të mos lejuar vazhdimin e punimeve të seancave dhe tentativat për bllokimin e rrugëve nacionale i ka aplikuar me jo pak egërsi edhe vetë Rilindja.
Personalisht kam qënë dhe jam kundër tensionimit të jetës politike të vendit tonë. sepse agresiviteti politik i rëndon më shumë popujve se sa politikanëve.
Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm, si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit e opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?Të gjitha librat e shenjtë japin një mësim të vyer: “kurrë mos i bëj tjetrit atë që nuk do të doje të ta bënte ai ty”.























