Stinë protestash/ Nga Tirana në Shkodër, çfarë pritet të ndodhë pasditen e së hënës

579
Sigal

Një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme, të hënën në orën 17:00, në sheshin kryesor të bashkisë së Shkodrës.

Gjithashtu në Tiranë është paralajmëruar mbajtja e një proteste, po nga shoqëria civile, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një prej organizatorëve të protestës në Shkodër, aktivisti, Mirsad Basha ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë dhe të mblidhen për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Më tej ai shtoi se plani ishte që protesta të shtrihej edhe në qytete të tjera dhe nëse nuk do bashkoheshin shumë qytetarë atëherë zgjidhja do të ishte që të krijohej një grup ekspertësh që të përcillte kërkesat e tyre nëpër ministri.