TRAGJIKE/ 16-vjeçarja në Gramsh vret veten pasi ndahet nga i dashuri, ishte e bija e …

265
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit ku një adoleshente është vetëvrarë.

Bëhet e ditur se 16-vjeçarja nga fshati Trashovic u vetëhelmua, pasi ishte ndarë nga i dashuri.

Ndërkohë, e reja është identifikuar me mbiemrin Murati, ndërsa bëhet me dije se është vajza e kryeplakut të fshatit.

16-vjeçarja u dërgua me helikopter drejt Tiranës, pasi kishte shfaqur komplikacione, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.