Rama korrigjon Lleshajn / Tha se “Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij”

244
Sigal

Sandër Lleshaj shprehu vlerësimin e tij për zgjedhjen e kryeministrit Rama, Bledi Çuçi, në krye të Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, punë më të mirë e bën ai që nuk e ka aspiratë të bëhet ministër dhe shtoi se këtij rasti i përket Çuçi.

“Ka ardhur pa dëshirën e tij, s’ka patur ndonjë plan për të ardhur. Jam i lumtur që ka ardhur Bled Bcuçi që vjen për të shërbyer dhe jo për t’u shërbyer. I uroj suksese dhe punë të mbarë.”

Por kryeministri Rama e korrigjoi duke thënë se Çuçit nuk i mungon dëshira për t’u bërë ministër, por thjesht nuk ka patur dijeni për vendimin.

“Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën e tij dhe nuk ka patur mundësi as ta thotë sesa dëshirë e ka.”