Të hënën do të nisë shpërndarja e shpërblimit të fundvitit prej 50 mijë lekësh të vjetra për të gjithë kategoritë e pensionistëve. Nga ky bonus, sipas Drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hodo do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh.
“Nga ky bonus përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve. Ata që marrin pension familjar, pleqërie, naftëtarët, metarlugët etj. Nga ky bonus do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh. Fondi është 34 milion dollar. Bonusi nuk është detyrim, por vullnet i qeverisë. Për të jua bërë festat më të bukura pensionistëve. Javën tjetër do të fillojë shpërndarja. Posta Shqiptare i ka marrë të gjitha masat. Një pjesë e marrin pensionin direkte e në shtëpi. Një pjesë në sportele. Ajo që do bëjmë sot dhe nesër është përgatitja e infrastrukturës. I gjenerojmë në sistem informatik dhe ja çojmë elektronikisht postës shqiptare. Është furnizuar dhe posta me mjete financiare. Edhe posta ka bërë grafik. Të gjithë ato që kanë datën e pensionit nga e hëna do marrin lekët e pensionit dhe bonusin. Duhen respektuar masat anti-COVID. Posta ka rritur ndjeshëm numrin e pensioneve që çon në shtëpi. Do bëhet pa vonesë. E drejta për përfitimin e këtij muaji është 36 muaj. Ndarja e shpërblimit do ndjekë rrugën normale. Ky bonus që pritet të dalë sot është përcaktuar vetëm për pensionist. Të gjithë që marrin pensione dhe janë invalid do marrin bonusin. Të hënën do të nisë shpërndarja e bonuseve. Janë akorduar lekët nga qeveria. Është furnizuar posta me lekë. Në fillim të javës nis aksioni për shpërndarjen e bonuseve”, është shprehur Hodo në një prononcim për mediat.



















