Dy raste të reja me koronavirus në Fier, infektohet çifti i të moshuarve

65

Një çift të moshuarish janë infektuar me Covid-19. mësohet se çifti i të moshuarve banojnë në lagjen “15 tetori”, në Fier dhe kanë rezultuar pozitiv në analizën e kryer për Covid-19.

Ende nuk dihet rruga apo mënyra se si të moshuarit e kanë marrë Covid-19, ndërkohë që mësohet se ata do të transportohen drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, zyrtarisht një ditë më parë, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë.

Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.

Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës dhe 23 në Fier.