Rakip Suli ngop oligarkët me 550 mln nga taksat e shqiptarëve

215
Sigal

Rakip Suli i Bashkisë Kamëz duket se është zotuar që të rrjepë qytetarët e Kamzës nga taksat duke gjetur si justifikim rrugët e amortizuara. E themi këtë, pasi në shumë pak ditë, Suli ka firmosur tendera me vlera marramendëse për ndërtimin dhe shtrimin e rrugëve dhe normalisht, kompanitë fituese janë miqtë e rilindasve, që nuk u ngopet barku dhe xhepi me taksat e shqiptarëve.
Së fundmi, Bashkia Kamëz ka mbyllur totalisht procedurat e një tenderi, që vetëm një prokuror i kapur totalisht nuk e quan abuziv.
Bëhet fjalë për tenderin me këtë numër reference: “REF-37105-07-26-2022” dhe me objekt “Ndërtim rrugët (Rr.Erzeni+Rr.Marubi+Rr.Valbona+Rr.Tomorri)” . Institucioni prokurues është bashkia Kamëz me në krye Rakip Sulin.
Në garën për këtë tender kanë marrë pjesë disa kompani, por fituese është shpallur bashkimi i kompanive KUPA shpk dhe STERKAJ shpk.
Siç shihet nga dokumenti i mëposhtëm, bashkimi i dy kompanive të tjera, ka ofruar më pak, por Rakip Suli e ka skualifikuar, për t’i dhënë më shumë se 556 milionë lekë të vjetra kompanive që administratorët i ka miq. Më konkretisht, Qamil Kupa është dendur me tendera nga bashkia Kamëz dhe rikujtojmë kohën, kur për vetëm 3 tendera nga Bashkia Kamëz për pastrim, kompania KUPA shpk ka marrë rreth 200 milionë Lekë me TVSH, sipas joq ndërkohë që njëri prej tyre është klasifikuar si REDFLAG!
Ndërsa Lulzim Sterkaj, administrator i Sterkaj SHPK, që me shumë mundësi si pronar ka Paulin Sterkaj, pasi janë kushërinj me njëri-tjetrin, pothuajse ka përfituar tendera nga të gjithë falë kushëririt rilindas.
Kushëriri i Sterkaj dhe Qamil Kupa, kanë marrë nga ky tender sa 93 përqind e fondit limit dhe siç dihet gjithmonë, sa më shumë të marrë kompania apo kompanitë fituese aq më shumë fiton edhe Rakip Suli, e aq më shumë varfërohen shqiptarët.
Se çfarë pune bën SPAK-u, askush nuk e di deri më tani.