Prokuroria fle gjumë/ Pronari i ‘Wudy’ bën show me salçiçet helmuese, AKU hesht për sasinë dhe vendin e groposjes. Reagojnë qytetarët

58

Nisin shqetësimet si pasojë e të vjellave, temperaturës dhe dhimbjes së barkut, ku flitet se shkak janë dhe konsumimi i këtyre produkteve. Një tjetër problem është edhe mungesa e informacionit nga AKU apo Ministria e Bujqësisë se sa është sasia e këtyre salçiçeve që janë hedhur në treg ,cilat ishin hapat e marra për bllokimin e saj dhe heshtja e Prokurorisë.

Sigal

Përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, Sokol Meqemeja, ka deklaruar se produktet, “Wudy” të mbërritur në Shqipëri, janë prodhuar nga një fabrikë e sigurtë. Biznesmeni Sokol Meqemeja ka dhënë show para qytetarëve, pa marrë parasysh se qarkulloi lajmi se në produktet Wudy gjendet një bakter i rrezikshëm, Meqemeja konsumoi “live” salçiçe.Ai tha se këto produkte, që mbërrijnë në Shqipëri, janë të shoqëruar me rezultatin e analizave të kryera nga laboratorët në Itali, që janë të çertifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Produktet “Wudy” kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë. Aku gjithashtu bëri publike për qytetarët të gjitha lotet me datat e skadencës. Ai vijoji duke thënë se: çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali që janë të çertifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit, nuk është konstatuar që produktet Wudy të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve.  Ndërkohë që kemi të tilla deklarata, në zëra televiziv kemi prindër të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre, si pasojë e të vjellave, temperaturës dhe dhimbjes së barkut, ku flitet se shkak janë dhe konsumimi i këtyre produkteve. Pasi një tjetër problem është edhe mungesa e informacionit nga AKU apo Ministria e Bujqësisë se sa është sasia e këtyre salçiçeve që janë hedhur në treg dhe cilat ishin hapat e marra për bllokimin e saj.

Edhe Kosova urdhëron tërheqjen e produkteve “Wudy”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, virshlle).Ndërkaq, nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e siguruara nga importuesi-distributori për Kosovën, është gjetur se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë.