Qeveria shqiptare miraton memorandumin pas skandalit të pagave

247
Sigal

Pas publikimit të skandalit të listës së pagave, qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshje për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare “Jones International”.

Duket se këshilli i ministrave ka pasur në axhendë vetëm këtë pikë, pasi ky është vendimi i vetëm që ka prodhuar mbledhja e sotme e qeverisë.

Njoftimi i plotë:
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Janar 2022:

VENDIM PËR:

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ